Një grua ka shkuar të shtunën në polici dhe ka shpallur të zhdukur burrin e saj.
Ajo e brengosur para zyrtarëve policorë, ka deklaruar se nuk e di vendndodhjen e tij.
Sipas saj, bashkëshorti kishte dalur nga banesa të enjten më 2 tetor dhe nga ajo kohë nuk dihet gjë për fatin e tij.
Rasti po trajtohet si “Person i zhdukur”.
“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
The post Gruaja në hall, deklaron në polici se nuk e di ku e ka burrin appeared first on Klan Kosova.