Gruaja e “spiunon” burrin në polici se ka armë, çka u gjet dje në Leposaviq? (VIDEO)

Policia në Leposaviq gjen armatim, xhaketa ushtarake e këmisha të policisë serbe

Policia ditën e djeshme ka gjetur arsenal armësh në fshatin Mikinicë të Leposaviqit.

Atje një grua ka raportuar tek organet e rendit se bashkëshorti i saj, e posedon këtë armatim.

Kjo ka ndodhur pasi ajo u kërcënua nga i dyshuari, i cili tashmë ka përfunduar në pranga.

Për rastin në fjalë, sot ka folur edhe korrepodenti i Klan Kosovës nga qyteti i Mitrovicës.

Gazetari Urall Boshnjaku dha detaje se çka u gjet në këtë aksion policor.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 Pushkë automatike AK-47; 1 Pushkë ajrore; 1 Revole; 1 Shkrepës (në formë të Revoles); 55 Fishekë; 1 Bajonetë; 2 Thika; 5 Karikatorë i armës AK-47; 1 Karikatorë të revoles; 1 Këllëf të revoles; 1 Jakne ushtarake; 2 Këmisha te policisë se Serbisë”, deklaroi ai.

Për këtë, Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë së mërkurës./ Klankosova.tv.

Policia në Leposaviq gjen armatim, xhaketa ushtarake e këmisha të policisë serbe

The post Gruaja e “spiunon” burrin në polici se ka armë, çka u gjet dje në Leposaviq? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.