Afërdita Kelmendi aksidentalisht u rrëzua në shtëpinë e saj në maj të vitit 2024.
Për t’iu ofruar ndihma ajo telefonoi emergjencën në Pejë.
Këta të fundit iu përgjigjen shpejt thirrjes, por ekipi mjekësor që i shkoj nuk respektoi procedurat e intervenimit duke ia rënduar gjendjen pacientes.
Kelmendi u shpreh se nuk e dërguan për ekzaminim të mëtutjeshëm në spital dhe pa i dhënë asnjë mjekim e drejtuan në shtëpi me lëndime mjaft të rënda, njofton Klan Kosova.
Afërdita, që më parë vuante nga kanceri i gjirit thotë se aktualisht është e palëvizshme pasi që mbeti e shtruar në shtëpi që një vit pa trajtim ortopedik.
Për pasojë asaj iu deformuan këmbët dhe njëra dorë.
Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pejë, Mirvete Salihu i tha Klanit se punëtorët që e kanë lënë pas dore këtë rast do të japin përgjegjësi dhe ndaj tyre do të marren masa.
Ndërsa televizioni kontaktoi edhe me drejtorin e ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashin i cili ia mundësoi pacientes që pas udhëzimit nga QKMF-ja, stafi i repartit të tyre do ta vizitojë atë të martën.
The post Gruaja e aksidentuar: S’e trajtoi emergjenca, mbeti e palëvizshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.