Grindje mes çiftit? Një lexues i buzëve tregon se çfarë po diskutonin Melania dhe Donald Trump në helikopter

news image

Një moment që shkaktoi spekulime në internet, ku ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se po diskuton ashpër me bashkëshorten e tij Melania, në fakt nuk ka të bëjë me një grindje bashkëshortore. Sipas lexuesve të buzëve, çifti diskutonte për incidentin e një dite më parë me shkallët lëvizëse në selinë e OKB-së në Manhattan.

Pamjet e shpërndara gjerësisht tregojnë Trump duke i drejtuar gishtin Melanias ndërsa ajo tund kokën, gjatë një shkëmbimi të kapur përmes dritareve të helikopterit Marine One. Kjo shkaktoi krahasime në rrjete sociale me një incident të ngjashëm mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij.

Por Jeremy Freeman, lexues mjeko-ligjor i buzëve, tha:

“Nga interpretimi im, nuk mendoj se Donald Trump e kishte me Melania Trump – por me OKB”.

Sipas Trump, shkallët lëvizëse ndaluan papritur kur ai dhe Melania u ngjitën për të hyrë në ndërtesë, pak para se ai të mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Është e mahnitshme që unë dhe Melania nuk ramë me fytyrën përpara”, u shpreh Trump për incidentin, duke shtuar: “Absolutisht sabotim”, shkruan NY Times.

Ai iu referua një raporti të Times of London, ku thuhej se stafi i OKB-së ishte dëgjuar duke bërë shaka se mund të fiknin shkallët lëvizëse, për ta detyruar Trump të ecte në sallë.

Një tjetër lexuese britanike e buzëve, Nicola Hickling, tha se Trump u përpoq ta siguronte Melanian: “Nuk mund t’i fal, u përpoqën të të lëndonin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/