Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeGreva në Gjermani anulon fluturimet edhe nga aeroporti “Adem Jashari”

Greva në Gjermani anulon fluturimet edhe nga aeroporti “Adem Jashari”

Qindra fluturime janë anuluar të hënën në Gjermani, pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë të madhe për kërkesa pagash më të larta.

Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut, transmeton Klankosova.tv.

E lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka  dalë me një njoftim.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”, thuhet në njoftimin e  tyre në Facebook.

The post Greva në Gjermani anulon fluturimet edhe nga aeroporti “Adem Jashari” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT