E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGreva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të hënën do...

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të hënën do të hapen ofertat e reja

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka folur në lidhje me grevën e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK.

Ai është shprehur se është marrë një vendim që të hënën të hapen ofertat e reja, përcjell Klankosova.tv.

“Një dialogim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, është shumë normal që takimet kanë qenë jo me tensione të larta, përfundimisht kryetari i Shoqatës dje së bashku me drejtorin e ShSKUK-së dhe atë të drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënën do të hapen ofertat e reja”.

Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi, nëse kompanitë mes vete nuk pajtohen, ne do t’i tregojmë dhëmbët tanë sepse këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar Ligjin dhe do të kërkojmë nga kompanitë që së paku neve të na e falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i procesit  të rregullt, do t’i kërkojmë, ndoshta në njëfarë forme ndoshta do t’u biem në gjunjë po them, për hir të këtyre punëtorëve”.

“Përndryshe, greva po shkon shumë mirë, dialogu po shkon, Ministri pak na është hidhëruar, sepse bashkëpunëtorët e tij nuk i kanë treguar që kemi kërkuar që të takohemi me të më herët”, u shpreh Azemi.

Më tepër rreth kësaj teme do të mund të kuptoni sonte në kronikën e zgjedhuar në ediconin e lajmeve të orës 20:00 në Klan Kosova.

The post Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të hënën do të hapen ofertat e reja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT