Sindikata e Punëtorëve të Kompanisë Rajonale “Pastrimi” ka njoftuar se nga ora 14:00 të ditës së sotme do të fillojë largimi i kamionëve të vendosur pranë objektit të Komunës së Prishtinës. Megjithatë, paralajmërojnë se greva do të vazhdojë, derisa të përmbushen kërkesat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi, Sindikata ka shprehur përkrahje për vendimin e Gjykatës Supreme, që e obligon Komunën të kryejë pagesat vetëm përmes ndërmarrjes publike “Pastrimi”.
“Greva do të vazhdojë në oborrin e Komunës deri në përmbushjen e kërkesave”, thuhet në njoftim.
Përmes së njëjtës komunikatë, sindikata u kërkoi falje qytetarëve dhe bizneseve për shqetësimet e shkaktuara për shkak të vendosjes së automjeteve të kompanisë në hapësira publike.
“Iu kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve të cilave u kemi penguar zhvillimin e veprimtarisë së tyre për shkak të vendosjes së automjeteve të kompanisë sonë.”
Pas aktgjykimit të Supremes, sindikalistët kanë paraqitur një sërë kërkesash drejtuar Komunës së Prishtinës, që përfshijnë:
“Të kthehen të gjitha mjetet financiare të inkasuara në mënyrë të paligjshme deri më tani nga Komuna e Prishtinës, në afatin sa më të shpejt që ne të fillojmë mbledhjen e mbeturinave.
Të bëhet një dalje publike në media nga autoritetet përkatëse të Komunës, të bëhet thirrje se faturimi dhe pagesat duhet të kryhen ekskluzivisht përmes KRM Pastrimi.
Të largohen plotësisht operatorët privat nga operimi i mbledhjes së mbeturinave dhe të fillojë zbatimi i plotë i rregullores në fuqi.
Të ndalet çdo keqinterpretim nga ana e autoriteteve të komunës, pasi çdo veprim jashtë Aktgjykimit është i jashtëligjshëm dhe cenon të drejtat e 900 punëtorëve, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë.
Të ketë një qasje më konstruktive dhe bashkëpunuese në të ardhmen, duke garantuar që Sindikata të jetë e informuar dhe e përfshirë në të gjitha vendimet që ndikojnë në të drejtat e punëtorëve.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);