Sonte janë zhvilluar 10 ndeshje në Nations League.
Franca e ka dominuar Izraelin tërësisht në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, duke e mposhtur me rezultat 4-1. Golat për “Gjelat” janë shënuanr nga Camavinga (7′), Nkunku (28′), Hernandez (87′) dhe Barcola (89′). Golin e vetëm për Izraelin e ka shënuar Gandelman në minutën e njëzet e katërt.
Ndërkohë, Italia dhe Belgjika kanë ndarë pikët në një një përballjeje të luftuar në stadiumin Olimpik të Romës, që ka përfunduar 2-2.
Italia ka marrë një epërsi të hershme përmes Cambiaso që ka shënuar në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Retegui e ka dyfishuar rezultatin në minutën e njëzet e katërt. Megjithatë, Belgjika është rikthyer në lojë me golin e De Cuyper në minutën e dyzet e dytë, ndërsa barazimi është vulosur nga Trossard në minutën e gjashtëdhjetë e dytë.
Që të dyja këto ndeshje kanë që nga Liga A.
Nga ana tjetër, në një ndeshje të Ligës B, Greqia e ka shokuar Anglinë në “Wembley”. Përballja dramatike është mbyllur me fitoren e Greqisë me rezultat 2-1.
Pas një pjese të parë pa gola, grekët kanë kaluar në epërsi në minutën e dyzet e nëntë përmes Pavlidis.
Anglia e ka barazuar në minutën e tetëdhjetë e tetë me golin e Bellingham, por Greqia nuk është dorëzuar. Në minutën e katërt të kohës shtesë, Pavlidis ka shënuar sërish, duke i dhënë Greqisë fitoren historike.
