E shtunë, 24 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeGreqi: Zbulohen laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 persona...

Greqi: Zbulohen laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 persona bien në pranga

Policia greke ka përfunduar së fundmi një operacion të gjerë antidrogë dhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të koduar “Kerveros”, i cili ka rezultuar me zbërthimin e një rrjeti të strukturuar kriminal dhe arrestimin e 23 personave të përfshirë.

Ky grup dyshohet se ishte i përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara – ku janë sekuestruar mbi 3.700 pasaporta dhe karta identiteti false, shumica prej tyre shqiptare dhe greke.

Gjatë hetimeve janë zbuluar të paktën katër laboratorë, të pajisur me teknologji të avancuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Në bastisjet e kryera në disa apartamente, policia greke ka gjetur çanta të mbushura me pasaporta, sirtarë me pulla zyrtare, si dhe zarfe që përmbanin shuma të konsiderueshme parash.

Hetimi, që vijon të zgjerohet, ka çuar gjithashtu në sekuestrimin e afërsisht 50 mijë eurove në para të gatshme.

Sipas autoriteteve, në pranga ka rënë edhe kreu i rrjetit, i cili kishte ngritur një laborator të sofistikuar në një apartament në zonën e banesave të punëtorëve në Peristeri të Athinës.

“Rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar se detaje të reja mbi këtë operacion të bujshëm priten të dalin në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT