Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeGrenlanda: Nuk pranojmë pushtim nga SHBA-ja në asnjë rrethanë

Grenlanda: Nuk pranojmë pushtim nga SHBA-ja në asnjë rrethanë

Qeveria e Grenlandës ka deklaruar se “nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë” idenë e marrjes së kontrollit të ishullit nga SHBA-ja, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni do ta marrë territorin “në një mënyrë ose në tjetrën”.

Grenlanda është pjesë vetëqeverisëse e Mbretërisë së Danimarkës dhe anëtare e NATO-s përmes saj.

Deklaratat e Trump kanë tronditur BE-në dhe NATO, pasi ai nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon për forcimin e sigurisë në Arktik, duke përmendur rritjen e aktivitetit rus dhe kinez për shkak të hapjes së rrugëve detare.

Danimarka ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje dhe se traktati i vitit 1951 tashmë i lejon SHBA-së të rrisë praninë ushtarake në ishull, pa cenuar sovranitetin. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Grenlandës dhe ajo e Danimarkës pritet të takohen me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio në Uashington.

Komisioneri i mbrojtjes i BE-së paralajmëroi se një pushtim amerikan do të ishte “fundi i NATO-s”, ndërsa Kina kritikoi interesin e SHBA-së, duke theksuar se Arktiku është çështje me interes global.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT