Sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është diskutuar në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili lavdëroi të dërguarin special për Misionet Speciale të ShBA-së, Richard Grenell për punën e tij dhe ndër të tjera mohoi raportimet se ai ishte shkarkuar.
Trump ka theksuar gjithashtu edhe se Grenell kishte bërë një punë të mirë edhe si ambasador në Gjermani.
Për këtë çështje kanë dhënë mendimet e tyre të ftuarit Albert Heta dhe Mentor Nazarko.
Heta ka theksuar ndikimin e madh që Grenell ka pasur në zhvillimet politike në Kosovë, duke e cilësuar rolin e tij si shumë të rëndësishëm.
“Grenell ka pasur një peshë të jashtëzakonshme në zhvillimet në skenën politike kosovare”, ka thënë Heta.
Nga ana tjetër, Nazarko ka komentuar mënyrën se si opinioni publik shqiptar e percepton Grenellin.


