E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Grenelli është i frustruar me Kurtin e Qeverinë”, thotë Gaxheri

“Grenelli është i frustruar me Kurtin e Qeverinë”, thotë Gaxheri

Presidentja Vjosa Osmani të enjten konfirmoi deklaratat e homologut të saj amerikan, Donald Trump, rreth parandalimit të një konflikti të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëse të dielën, ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell i doli kundër Osmanit duke thënë se ajo “përgënjeshtroi” fjalët e Trumpit, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, në “Kosova Today”, Artur Meçollari tha se Grenell po mundohet të jetë sërish në vëmendjen e administratës Trump.

“Presidentja ka të drejtë të flas për tërë historinë e Kosovës, gjithsesi se si është artikuluar në deklaratën e Grenellit tregon një njeri i cili është lënë mënjanë dhe kërkon të sjelli vëmendjen në administratën Trump, i cili ishte ai pikërisht që nominoi, ose puna e tij e nominoi presidentin Trump për çmimin Nobel të paqes”.

Meçollari shton se Grenell mbetet i papreferuar në administratën Trump, duke thënë se po përdor presidenten Osmani për ta vënë veten në vëmendje të presidentit amerikan.

Ai vazhdon të i dalë në krah Osmanit, pasi ai citon Trumpin që tëq ketë thënë ‘së fundmi kam ndalur një luftë’.

“Kjo do të thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë presidencën së tij të dytë, jo të parë”, tha Meçollari.

Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxheri tha se është për t’u vlerësuar balanci që Osmani ka mbajtur në Kosovën dhe në arenën kombëtare, pasi sipas tij, ka qenë shumë e vështirë me qeverinë që ka vendi.

Sa i përket çështjes së Grenell, Gaxheri thotë se ai ka një frustrim me qeverinë, e përkatësisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Ai prandaj mundet ta paragjykojë zonjën Osmani dhe ta fus në një thes me qeverinë”, tha tutje Gaxheri.

The post “Grenelli është i frustruar me Kurtin e Qeverinë”, thotë Gaxheri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT