Emisari i misioneve speciale, i caktuar nga presidenti Donald Trump, ka njoftuar se ka dëshmuar para jurisë së madhe të këshilltarit special të dorëhequr, Jack Smith.
Richard Grenell tha se Departamenti i Drejtësisë dhe prokurorët i kanë thënë që të mos japë informacione mbi dëshminë e tij, raporton Klankosova.tv.
“Dëshmova përpara jurisë së madhe të Jack Smithit. Departamenti i Drejtësisë dhe prokurorët e Jack Smith më thanë drejtpërdrejt se nuk mund të flisja për dëshminë time ose rrezikoja veprime ligjore”, tha Grenell në një postim në X.
Ai tha se senatorët Blumenthal dhe Whitehouse duhet të tregojnë se pse i udhëzuan dëshmitarët në këtë mënyrë.
Në ndërkohë, ai njoftoi se ka pasur edhe një takim me presidentin Trump.
“Është i fokusuar për më të mirën e Amerikës dhe popullit të Amerikës”, tha Grenelli për Trumpin, pas takimit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>