Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “gënjeshtare”.
Reagimi i Grenell erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump është administrata më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
Në një postim të publikuar në platformën X, Grenell e ka kundërshtuar këtë deklaratë, duke kritikuar edhe qeverisjen aktuale në Kosovë.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani kanë qenë katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë. Ajo thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike,” ka shkruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


