Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Green Coast mirëpriti një grup investitorësh dhe sipërmarrësish nga Holanda, në një aktivitet tëveçantë që ndërthurte biznesin me sportin.

Për tre ditë me radhë, të ftuarit u njohën nga afër memundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e real estate, përmes vizitave në projektet më të rëndësishme të bregdetit, Green Coast dhe Vlora Marina.


CEO e Balfin Real Estate, znj. Ledia Telhai dhe Drejtori i Shitjeve, z. Eltion Koçi, prezantuanvizionin dhe zhvillimet e projekteve, duke theksuar interesin gjithnjë e më të madh të investitorëve të huaj për tregun shqiptar.

“Në sektorin e real estate, Shqipëria ofron mundësi që pak vende në rajon mund t’i garantojnë,” u shpreh znj. Telhai, duke theksuar se kërkesa e lartë për prona përgjatë bregdetit po reflektohet në rritjen e qëndrueshme të vlerës dhe në kthimin e tyre në një investim të sigurt e afatgjatë.

Duke ndalur tek rëndësia e këtij aktiviteti, z. Koçi, theksoi se ky event ishte një mundësi për të prezantuar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm të këtyre projekteve, si dhe për të treguar se Shqipëria po fiton vendin e merituar në hartën e investimeve ndërkombëtare.”

Edhe vetë investitorët e huaj u shprehën të impresionuar nga përvoja e tyre në Shqipëri. “Ka qenë një eksperiencë vërtet e jashtëzakonshme. Gjatë këtyre ditëve në Shqipëri patëm mundësinë të njiheshim me potencialin e madh që ofron vendi për investime dhe me bukurinë natyrore të rivierës. Patëm mundësinë të organizonim turneun tonë të padelit pikërisht këtu në Green Coast,ku gjetëm të gjitha facilitetet e nevojshme. Jam i bindur se Shqipëria po pozicionohet si një destinacion shumë tërheqës për investitorët,” u shpreh një prej tyre.

Programi i aktivitetit përfshiu një tur informues në Green Coast, ku të ftuarit vizituan “Galeria by TEG”, qendra e vetme tregtare në rivierën shqiptare, e pozicionuar brenda resortit, për të vijuarmë pas në Lifestyle Center “La Vista”, si dhe shëtitoren buzë detit. Turit iu shtua edhe vizita në rezidencat tashmë të përfunduara dhe të banuara, ku investitorët patën mundësi të shihnin ngaafër atmosferën e një destinacioni tashmë të konsoliduar, përpara se të njiheshin me ecurinë efazave të reja të projektit dhe tipologjive që ofrohen.

Eksperienca u plotësua me një udhëtim në det përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Green Coast drejtVlora Marinës. Teksa shijuan panoramën e gjireve dhe plazheve përgjatë vijës bregdetare,pjesëmarrësit u ndalën për të parë në terren zhvillimin e punimeve në projektin Vlora Marina sidhe më pas në ambientet e zyrave, ku janë njohur me vizionin dhe konceptin e këtij projekti, qëpritet të sjellë në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial meapartamente premium buzë detit.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë si një destinaciontërheqës për kapitalin ndërkombëtar, duke e pozicionuar rivierën tonë jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër të re mundësish për investime në Mesdhe.