Grealish ka gjetur vetën plotësisht te Everton – shënoi golin e fitores dhe festoi si i ‘çmendur’

Grealish ka gjetur vetën plotësisht te Everton - shënoi golin e fitores dhe festoi si i 'çmendur'

Në ndeshjen e raundit të shtatë të Ligës Premier, Everton arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Crystal Palace, duke i dhënë fund një serie të gjatë prej 19 ndeshjesh pa humbje jashtë fushe për ekipin londinez.

Humbja e fundit e Palace ishte në prill ndaj Newcastle United me rezultat 0-5, ndërsa pas kësaj ndeshjeje, ekipi zhvilloi 19 ndeshje pa humbje në pesë gara të ndryshme – më e gjata në historinë e klubit.


Hero i ndeshjes ishte Jack Grealish, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e tretë të kohës shtesë, duke i dhënë Evertonit tri pikët.

Crystal Palace kishte kaluar në avantazh në minutën e 37-të me golin e Daniel Munoz, ndërsa Illman Ndiaye barazoi rezultatin nga një penallti në minutën e 76-të.

Ky gol i Grealish tregon se transferimi i tij te Everton ka qenë një sukses i plotë, duke i dhënë ekipit energji dhe kreativitet në fazën sulmuese.

Deri më tani, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asiste në shtatë paraqitje për klubin nga Liverpooli, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës këtë sezon. /Telegrafi/