Haradinaj sot mbajti tubim me gratë dhe vajzat në Deçan. Ai, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë thanë se po vjen koha e projekteve të mëdha shekullore.
Në krye të pritjes pos kryetarit Bashkim Ramosaj ishte edhe zonja e parë e Deçanit.
Ajo pati arsye të veçantë pse erdhi këtu – ky tubim i AAK-së i dedikohet vetëm vajzave dhe grave të kësaj komune.
I pari i komunës që garon edhe për deputet, kërkoi mbështetje masive nga deçanasit e jo vetëm.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Haradinaj edhe në këtë takim me gra premtoi anëtarësimin në NATO, rritjen e pagave dhe uljen e çmimit të rrymës.
Derisa, kryetarja e gruas në AAK, Diellza Kukaj tha se kjo parti do të punojë fort për krijimin e më shumë vendeve të punës dhe fuqizimin e tyre në sipërmarrësi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>