Në një nga skajet më të ndjeshme të Kosovës, në Zubin Potok – jetojnë qindra histori që pak janë dëgjuar.
Janë rreth 50 gra shqiptare nga zona e Shkodrës që, në periudhën pas luftës, u martuan me burra serbë nga veriu i Kosovës.
Ato tashmë kanë mbi 15 deri në 18 vite jetë bashkëshortore, kanë lindur e rritur fëmijë, por mbeten të padukshme për shtetin.
Premtimet e shkuesëve për një jetë më të mirë nuk u bënë realitet – përkundrazi, shumica prej këtyre grave jetojnë në kushte ekonomike të rënda, pa mundësi për punësim, ndihmë sociale apo shërbime shëndetësore.
Arsyet? Ato nuk janë të regjistruara, nuk kanë leje qëndrimi, nuk ekzistojnë në sistemin administrativ të Kosovës.
Ky edicion i MAT sjell rrëfimet e tyre, të thjeshta por tronditëse – për jetën në hije, për izolimin, për luftën e përditshme si nëna, si gra, si qytetare që ende nuk kanë një status.
Dhe për një shtet që, për shkak të rrethanave politike në veri, nuk ka arritur t’i njohë as si banore të vetat.
Ky është rrëfimi i grave të padukshme. Por që janë aty. Dhe kanë shumë për të thënë.
The post Gratë pa emër në hartë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.