Ekspozita âGratë në Rrugën e Lirisëâ i kushtohet grave që kontribuuan në luftën e fundit në Kosovë, duke sjellë historitë dhe sakrificat e tyre për lirinë e vendit.
Kjo ekspozitë është pranuar dhe mbështetur nga vetë gratë që morën pjesë në luftë, njofton Klankosova.tv.
Myrvete Lushtaku, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar, tha në emisionin âKosova Todayâ në Klan Kosova, se ekspozita u hap dje në Gjenevë të Zvicrës.
Fillimisht ishte planifikuar të qëndronte e hapur nga ora 10:00 deri në 18:00, por për shkak të interesimit të madh dhe vizitorëve nga e gjithë Zvicra, qëndrimi i saj u shty edhe më tej.
Ekspozita synon të sjellë në pah rolin e grave në luftën çlirimtare dhe të nderojë sakrificat e tyre, duke shërbyer si një kujtesë e rëndësishme historike për brezat e ardhshëm.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>