Gratë kanë rrezik më të lartë gjenetik për depresion

news image

Gratë bartin rrezik më të lartë gjenetik për depresion, sipas një studimi të madh të publikuar në “Nature Communications”.

Ky studim konsiderohet më i madhi deri tani sa i përket të dhënave mbi diferencat gjinore në depresion. Studiuesit zbuluan 16 ndryshime gjenetike të lidhura me depresionin tek gratë dhe tetë tek burrat.

Studiuesja Brittany Mitchell tha se “tashmë dihet se femrat kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni sesa meshkujt”.

“E dimë se depresioni duket ndryshe prej personit në person. Deri tash, nuk ka pasur shumë studime që shpjegojnë pse depresioni prek femrat dhe meshkujt në mënyrë të ndryshme, përfshirë rolin e gjenetikës në të”, shtoi ajo.

Studimi merr parasysh edhe ndikimin e sjelljes dhe mjedisit, duke përfshirë faktin se burrat ka gjasa të kërkojnë ndihmë më vonë, gjë që çon në më pak diagnoza, dhe ekspozimet mjedisore ku gratë janë më shpesh të prekur nga abuzimi seksual dhe dhuna.

Po ashtu, është gjetur një lidhje e fortë gjenetike tek gratë mes depresionit dhe tipareve metabolike. Kjo mund të shpjegojë pse gratë me depresion shpesh përjetojnë ndryshime në trup, si variacione të peshës ose të nivelit të energjisë.

Studiuesit theksuan se deri tani teoritë kryesore mbi depresionin janë fokusuar kryesisht tek faktorët social dhe psikologjikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/