Në një kohë kur sektori i ndërtimit kërkon zgjidhje më cilësore, më të qëndrueshme dhe gjithnjë e më afër standardeve evropiane, një emër vendor po shndërrohet në histori suksesi: Graniti & Co SHPK.
E themeluar në Shirokë të Suharekës, kompania ka mbi dy dekada që kontribuon fuqishëm në zhvillimin e industrisë së ndërtimit në Kosovë. Me një portofol të pasur që përfshin polisterol për izolim termik, ngjitës për qeramika, suva dekorative, bojëra, llaqëra, primer dhe hidroizolime etj, Graniti & Co ofron një gamë të gjerë produktesh që i përgjigjen nevojave të çdo projekti – nga banesat familjare deri te ndërtimet e mëdha industriale.
Investimet me te fundit nga kompania – Fabrika Graniti & Co është investimi në teknologjinë më moderne per prodhimin e Rrjetes fiberglass per sistem te Termoizolimit – Fiberglass Mesh me një cilësi të lartë , të destinuar për termoizolim dhe sisteme të fasadave. Rrjeta prodhohet sipas standardeve me te larta ndërkombëtare , duke garantuar qëndrueshmëri, rezistencë ndaj plasaritjes dhe jetëgjatësi të lartë. Falë teknologjisë moderne dhe përkushtimit në cilësi, Graniti & Co ofron një produkt të besueshëm për ndërtim të sigurt dhe efikas.
Çdo projekt i madh kërkon një partner të besueshëm – dhe Graniti & Co po bëhet zgjedhja e parë. E mbështetur nga teknologjia moderne dhe certifikimet ndërkombëtare si ISO 9001 ISO 14001 , CE dhe CAM për polisterolin, kompania sjell jo vetëm produkte, por edhe garancinë e cilësisë që ndërton të ardhmen.
Sot produktet Graniti exportohen ne vende te rajonit dhe vendet evropiane si; Gjermani , Itali , Belgjike , Holande , Kroaci ,etj.
Në një treg gjithnjë e më kërkues, ku kursimi i energjisë, jetëgjatësia e materialeve dhe siguria janë prioritete, Graniti & Co po ofron zgjidhje që u përgjigjen sfidave të kohës. Nga komplekset rezidenciale deri te projektet infrastrukturore, produktet e saj janë zgjedhur si bazë e besueshme nga shumë kompani ndërtimore dhe investitorë.
Duke kombinuar përvojën lokale me teknologjitë më të avancuara moderne , Graniti & Co është sot shembull i prodhimit kosovar që rrit vlerën e ekonomisë vendore, krijon vende pune dhe forcon besimin te brendet “Made in Kosova”.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Website: graniti-kos.com
Facebook: Graniti
Instagram: graniti.company
Nr. telefonit: 044 203 349
Emaili: [email protected]