E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportGranit Xhaka sonte në dyshim ndaj Dortmundit

Granit Xhaka sonte në dyshim ndaj Dortmundit

Sonte me fillim nga ora 20:30 në kanalet sportive në platformën më të madhe televizive shqiptare, Artmotion, mund ta ndiqni derbin gjerman mes Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit.

Dortmundi e pret në “Signal Iduna Park”, Leverkusenin e Xhakës në ndeshjen e parë të vitit 2025, ku statistikë interesante është se vendasit s’e kanë humbur ndeshjen e parë të vitit që nga viti 2005.

Në anën tjetër, Leverkuseni udhëton në “Iduna”  me seri fantastike, ku në 10 ndeshjet e fundit i ka nëntë fitore dhe një barazim, për dallim nga Dortmundi që ka pesë fitore, dy humbje dhe tri barazime, njofton Klankosova.tv.

E, njëri nga mesfushorët më të mirë të Leverkusenit, Granit Xhaka, do të jetë në dyshime për ndeshjen e sotme, pasi nuk arriti që ta përfundonte seancën e djeshme stërvitore si pasojë e një problemi në kyçin e këmbës.

Aktualisht, Dortmundi gjendet në vendin e gjashtë me 25 pikë nga 15 ndeshje, kurse Leverkuseni pozicionohet i dyti me 32 pikë, katër më pak se lideri, Bayern Munichu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT