Mesfushori Granit Xhaka po vazhdon me formën e shkëlqyer te Sunderland, ku ka asistuar te goli i epërsisë ndaj Nottingham Forest.
Ishte Omar Alderete që shënoi me kokë pas harkimit të mesfushorit shqiptar për të zhbllokuar rezultatin.
Xhaka dhuroi një asistim maestral, ku Alderete kërceu më lartë se mbrojtësit kundërshtarë për të shënuar nga gjashtë metra distancë.
Përndryshe, Xhaka sonte po feston ditëlindjen e 33-të./Telegrafi/