Grafitet nacionaliste serbe në Dobratin, shqetësojnë banorët

Grafitet nacionaliste serbe në Dobratin, shqetësojnë banorët

Banorë të fshatit Sllovi të Lipjanit kanë shprehur shqetësim lidhur me paraqitjen e grafiteve me mbishkrime nacionaliste serbe në fshatin Dobratin.

Këta banorë, në redaksinë e Klankosova.tv kanë dërguar fotografi të grafiteve, në të cilat shkruhet “Kosova është Serbi”, “Serbia” dhe “SRB”.

Lidhur me shqetësimin e tyre, Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

The post Grafitet nacionaliste serbe në Dobratin, shqetësojnë banorët appeared first on Klan Kosova.