Grabitje në Kosovë – i dyshuari ekstradohet nga Shqipëria

Grabitje në Kosovë – i dyshuari ekstradohet nga Shqipëria

Të enjten është ekstraduar një person nga Shqipëria pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të grabitjes e cila kishte ndodhur më 22.07.2022.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Më 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/