Grabitja e mbi 20 mijë eurove kursime të një personi në Deçan, arrestohet një person

Grabitja e mbi 20 mijë eurove kursime të një personi në Deçan, arrestohet një person

Një person është arrestuar si i dyshuar për vepër penale “Grabitje”, pas një ngjarjeje që ndodhi më 17 korrik 2025 në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dy persona të dyshuar grabitën nga qanta e viktimës mjete monetare në shumën prej 20,450 euro, që viktima i kishte kursime jetësore, dhe u larguan në drejtim të panjohur.


Policia iu përgjigj menjëherë rastit dhe, pas një pune intensive hetimore, më 22 shtator 2025, arriti të identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar.

Personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetimet për identifikimin e personit të dytë vazhdojnë.