Oborri Kishës që dikur ishte i hapur dhe i qasshëm, tashmë është mbrojtur nga një mur i lartë një ndarje e mes besimit katolik dhe hijes së zezë së rrugëve te Ferizajt.
Kisha katolike ‘Engjëlli Rojës’ në Ferizaj ngriti një mburojë të lartë, si një gardian i vdekur që qëndron i heshtur, duke mbrojtur shenjtërinë e saj nga kafiteritë përballë, ku dyshohet se po zhvillohet prostitucioni.
Pamje jo të bukura, gra të zhveshura, muzikë e lartë dhe parkimi i veturave të klientëve pikërisht në oborrin e Kishës, shtynë këtë të fundit që të gjejë një zgjidhjeje urgjente.
Don Mikeli Sopi, famulltari i Kishës Katolike në Ferizaj, ka folur për Kiks Kosovën dhe ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje tjetër, u detyruan të mbyllin Kishin dhe ti vendosin si mburojë një mur që nuk ka qenë kurrë i vendosur si pengesë.
Sipas tij gjithmonë dyert dhe hapësira kanë qenë të hapura për besimtarët dhe qytetarët e Ferizajt.
Kur filluan ndërtimin e murit, askush nuk e kuptoi pse ishte e nevojshme të ndërtohej një gjë e tillë.
Me kalimin e kohës, thotë se shumica e familjarëve dhe besimtarëve panë me sytë e tyre atë se çfarë po ndodhte aty përreth.
Famullitari i kësaj kishe rrëfeu se kjo, përveç ndikimit në traditën e kishës, solli edhe dëme financiare, pasi të gjitha punimet patën një kosto.
Përveç që klientët e punëtorët e kafeneve nuk kishin sjellje të përshtatshme ndaj kishës, meshat e të dielave nuk mund të zhvilloheshin siç duhet për shkak të automjeteve që parkoheshin pa rregull në oborrin e kishës.
Sopi thotë se nuk kanë komunikuar kurrë me pronarët e kafeneve, pasi nuk e kanë parë të nevojshme, por presin që institucionet të ndërhyjnë.
Ai thotë se fillimisht kanë kërkuar zgjidhje nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ferizajt. Mirëpo, pavarësisht ankesave që kanë adresuar, Ministria nuk ka ndërmarrë asnjë hap.
Ndërsa Komuna e Ferizajt është arsyetuar se kjo çështje nuk është në kompetencë të nivelit lokal.
Kisha Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj është ndërtuar në vitin 1927. Në vitin 2025, kjo kishë ka 98 vjet që është ndërtuar.
Derisa asnjëherë në histori të saj, nuk i është dashur të ndërmarr hapa për mbrojtën e besimit.
Fiks 9 muaj më parë, Kiks Kosova kishte zhvilluar një hulumtim pikërisht me këto lokale, ku zhvillohej prostitucioni.
Pavarësisht se publikut iu ofruan prova të qarta se aty po zhvilloheshin veprimtari ilegale, askush nga institucionet e drejtësisë nuk ndërmori asgjë.
The post “Gra të zhveshura muzikë e lartë”, kisha katolike akuzon kafenetë “Na çmendët” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.