Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeGorani: Absurde të pritet që opozita të marrë përgjegjësi, por jo pushtet...

Gorani: Absurde të pritet që opozita të marrë përgjegjësi, por jo pushtet (VIDEO)

Takime mes liderëve të partive politike, llogaritje votash, afate që po skadojnë, dhe se a do ta zgjedhë Kosova presidentin deri më 5 mars, ishin temat që u diskutuan mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Lidhur me takimet mes kryetarëve të partive, opinionisti Dukagjin Gorani tha se opozitës po i ofrohet vetëm përgjegjësi, pa pushtet.

Këtë, ai e quajti absurditet, transmeton Klankosova.tv.

“Mu kthy te përgjegjësia, absurditeti i kësaj situate është që këtu pritet të opozita me marrë përgjegjësi, por jo edhe pushtet. Në politikë, marrja e përgjegjësive shkon barabartë me marrjen e pushteteve dhe privilegjeve. Nuk mundesh me ia lënë dikujt veç përgjegjësinë e për vete me pasë veç pushtetin. Tash unë nuk e di qysh partitë opozitare e mendojnë, mirëpo çfarë po iu ofrohet atyre është vetëm marrja e përgjegjësisë, nuk po iu ofrohet kurrgjë tjetër”, tha Gorani në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT