Google prezanton kamerat e reja me inteligjencë artificiale

Google prezanton kamerat e reja me inteligjencë artificiale

Google ka prezantuar një gamë të re pajisjesh për sigurinë e shtëpisë, duke përfshirë zile-n e re të derës Nest Doorbell dhe kamerat e brendshme dhe të jashtme Nest Cam.

Këto pajisje vijnë me video të cilësisë së lartë 2K HDR dhe përmirësime të ndjeshmërisë ndaj dritës, duke siguruar pamje më të qarta edhe në kushte të dobëta ndriçimi.


Modeli i ri i Nest Doorbell ka një sensor me rezolucion 2,048 x 2,048 pikselë dhe një kënd shikimi të gjerë prej 166 gradësh, ndërsa kamerat Nest Cam ofrojnë rezolucion 2,560 x 1,400 pikselë me një kënd prej 152 gradësh dhe zmadhim digjital deri në 6 herë.

Përmes një abonimi në Google Home Premium, përdoruesit mund të përfitojnë nga funksione të avancuara të inteligjencës artificiale, si “Ask Home” për pyetje të drejtpërdrejta lidhur me aktivitetet në shtëpi dhe “Home Brief” për një përmbledhje të ngjarjeve të ditës.

Çmimet e pajisjeve ndryshojnë nga 100 deri në 180 dollarë dhe ato janë tashmë në dispozicion për blerje në dyqanet online dhe partnerët e Google.

Kjo gjeneratë e re e produkteve Nest premton të rrisë sigurinë në shtëpi dhe të ofrojë më shumë kontroll dhe qartësi për përdoruesit në kohë reale. /Telegrafi/