Google prezantoi ditën e Marte një plan abonimi AI që ju jep përdoruesve qasje në modelet më të avancuara të kompanisë dhe kushton 250 dollarë në muaj.
Plani i ri “AI Ultra” ofron limitet më të larta të përdorimit në aplikacionet AI të Google si Gemini, NotebookLM, Whisk dhe mjetin e ri të gjenerimit të videove Flow.
Me AI Ultra përdoruesit mund të provojnë modelitetin e ri të arsyetimitt të përmirësuar të Gemini 2.5 Pro, Deep Think, i cili është dizajnuar për matematikë dhe kodim kompleks.
Ofron qasje të hershme në Gemini në Chrome gjithashtu ku abonetët mund të kryejnë veprime dhe gjenerojnë përmbledhje informacioni direkt në shfletuesin e tyre përmes AI.
Abonentët gjithashtu mund të provojnë Project Mariner, një mjet prototip hulumtimi që mund të automatizojë deri në 10 veprime në të njëjtën kohë siç është kërkimi i informacionit, kryerja e rezervimeve dhe blerja e produkteve.
Plani AI Ultra përfshin abonim në YouTube Premium dhe deri në 30TB hapësirë në Google Photos, Drive dhe Gmail. Në të njëjtën kohë plani 20 dollarësh AI Pro ka qasje në Glow dhe Gemini në Chrome pa asnjë kosto shtesë. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0