Monday, January 12, 2026
spot_img
HomeTeknologjiGoogle lançon Gemini 3 Flash, kokë më kokë me GPT-5.2 » PCWorld...

Google lançon Gemini 3 Flash, kokë më kokë me GPT-5.2 » PCWorld Albanian

Një muaj pasi debutoi Gemini 3 Pro në Nëntor, Google ka filluar lançimin e versionit më efikas Gemini 3 Flash për modelin e saj më të fundit AI.

Sipas kompanisë sistemi i ri ofron performancë dhe arsyetim të nivelit “pro” me kosto shumë më të ulët duke e bërë ideal për përdorim ditor.

Gjatë testimeve sistemi performoi dukshëm më mirë sesa modelet e gjeneratave të kaluara përfshirë Gemini 2.5 Pro. Në testimet e Google, Gemini 3 Flash ishte po aq i fuqishëm në mos më i avancuar sesa GPT-5.2, modeli që OpenAI nxitoi ta lançonte në përgjigje të Gemini 3 Pro.

Në testimin Last Exam, Gemini 3 Flash dha një rezultat më të dobët sesa GPT-5.2 në kushtet kur asnjëri nuk kishte qasje në mjetet kërkimore në ueb. Në disa testime Gemini 3 Flash qëndronte përpara.

Për shembull në MMMU-Pro, një mjet i dizajnuar për testimin e aftësive kuptuese dhe arsyetuese, Gemini 3 Flash shënoi 81.2 përqind ndërsa GPT-5.2 vetëm 79.5 përqind.

Sigurisht testimet tregojnë vetëm njërën anë të medaljes, ndërsa mbetet për tu parë vlerësimi që përdoruesit do ti japin. Fakti që Gemini 3 Flash është kaq pranë GPT-5.2, është një tregues shqetësues për OpenAI.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT