Goncharenko: Ukraina dhe Kosova në NATO, garancia e vetme

Goncharenko: Ukraina dhe Kosova në NATO, garancia e vetme

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se dëshiron që në të ardhmen e afërt ta shoh Kosovën dhe Ukrainën si anëtare të NATO-s.

Goncharenko u shpreh se NATO është garancia më e mirë e sigurisë për momentin dhe se sipas tij, kurrë nuk është parë që një shtet që është anëtar i NATO-s të sulmohet nga një vend tjetër.

“Po, besoj që NATO është garancia më e mirë e sigurisë për momentin, e pamë që NATO e sfidoi edhe vetë NATO-n por të paktën mund të themi se kurrë nuk kemi parë që një shtet që është anëtar i NATO-s sulmohet nga një vend tjetër, përgjatë gjithë historisë së ekzistencës së NATO-s”.

“Historia na ka mësuar se NATO është një garanci e fortë dhe reale e sigurisë, andaj dua ta shoh Ukrainën dhe Kosovën dhe vendet tjera që i bëjnë bashkë vlerat demokratike dhe respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit, dua ti shoh të gjitha të bashkuara në NATO si bllok i një bote të civilizuar”, u shpreh Goncharenko në një intervistë të dhënë për “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai tutje u shpreh se Rusia synon që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor duke e përdorur Serbinë pasi sipas tij, qëllimi rus është që të ketë sa më shumë vatra krize në Evropë.

The post Goncharenko: Ukraina dhe Kosova në NATO, garancia e vetme appeared first on Klan Kosova.