Dimri po afrohet, udhëtoni të sigurt me gomat e Lassa,një markë globale që sjell standarde të besueshme për shoferët kosovarë
Në rrugët e Kosovës, ku çdo sezon sjell kushte të reja dhe sfida të përditshme, zgjedhja e gomave të sigurta nuk është luks, është domosdoshmëri. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë shoferë po i besojnë Lassa Tyres, markës së njohur ndërkombëtare që prej vitit 1988 është pjesë e partneritetit mes Brisa-s dhe gjigantit japonez Bridgestone.
Teknologji e avancuar, siguri e testuar
Çdo gomë Lassa kalon nëpër testime rigoroze të sigurisë përpara se të arrijë te konsumatori.
Rezultati? Kapje e shkëlqyer në rrugë të thata, të lagështa dhe me borë, frenim i shkurtër, qëndrueshmëri e lartë dhe kursim karburanti. Këto janë elementet që e bëjnë Lassa më shumë se një gomë, e bëjnë atë partnerin më të besueshëm në çdo udhëtim.
Lassa
Gomat e Lassa-s janë të certifikuara nga instituti gjerman TÜV SÜD, me performancë të lartë dhe jetëgjatësi të provuar.
Marka është vlerësuar me çmime prestigjioze si:
• Çmimi kombëtar i cilësisë
• Çmimi i madh Evropian i cilësisë
Një prani globale, e ndjeshme në tregun lokal
Sot, Lassa është e pranishme në mbi 90 vende të botës, ndërsa në Kosovë ofron një gamë të plotë për vetura, 4×4 dhe mjete tregtare, të përshtatura për klimën dhe infrastrukturën vendore.
Kompania njihet edhe për partneritetin e saj me FC Barcelona (2015–2019), gjatë të cilit ekipet sportive mbanin emrin “FC Barcelona Lassa”, një bashkëpunim që përforcoi imazhin global të markës si simbol i inovacionit dhe besueshmërisë.
Bëhu pjesë e rrjetit Lassa Kosova
Lassa Kosova po zgjeron praninë në çdo qytet të vendit dhe fton serviset, distributorët dhe shitësit me shumicë të bashkëpunojnë në sjelljen e standardeve të reja të sigurisë dhe cilësisë në tregun vendor.
Përfitoni nga:
• Goma cilësore me çmime konkuruese
• Mbështetje teknike dhe marketing të dedikuar nga ekipi i Lassa Kosova
Dimri po afrohet, udhëtoni të sigurt me gomat e Lassa
Afati ligjor për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori. Zgjidhni Lassa Snoways 4 ose Lassa Competus Winter 2, për kapje të fortë, stabilitet dhe siguri pa kompromis, në çdo rrugë të Kosovës.
Lassa – Së bashku në çdo rrugëtim!