E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGomarët “protestues” të Arianit Kocit bashkë me kuajt e Gjin Shatrit jetojnë...

Gomarët “protestues” të Arianit Kocit bashkë me kuajt e Gjin Shatrit jetojnë në Çorrovodë të Istogut (VIDEO)

Dikush mund të mos e vizitojë kurrë në jetë parlamentin, por dikush tjetër e pati atë fat.

Qëndruan të qetë, protestuan dhe u kthyen në shtëpi.

Këtë javë, emisioni “Krejt Kapak” ju dërgon në Malet e Çorrovodës në Istog – tek kuajt e Gjin Shatrit dhe gomarët e avokatit Arianit Koci.

“Borën e kom rrit vet!” – thotë Gjin Shatri, i cili mban rreth 20 kuaj në bjeshkët e Çorrovodës.

Stani i tij ndodhet mu në kufi me Serbinë, ndërsa ai vet ka 35 vjet që jeton në Zvicër. Por lidhja me vendlindjen, me malet dhe me kuajt nuk i është këputur kurrë.

“Kam ladru mas kuajve! Zemra m’u rrit në Çorrovodë”, shprehet ai me mall.

Ditë më parë, Gjin Shatri u bë i njohur për publikun kur  së bashku me avokatin Arianit Koci dhe gomarët e tyre zhvilluan një protest para Kuvendit  të Kosovës rreth ngërçit me moskonstituimin e organit ligjvënës.

“Magarët janë në zhdukje! Në Serbi subvencionohen me 500 euro për një magar!” – thotë Gjini, duke treguar se edhe kafsha më e nënvlerësuar ka vlerë.

Në këtë episod, mund ta ndiqni edhe rrëfimin e një blegtori që mban shumë dhi në malet e Istogut – dhe po, pi qumësht BIO direkt nga gjiri i dhisë!

Për detaje, shikojeni reportazhin e përgatitur nga Milot Hasimja:

The post Gomarët “protestues” të Arianit Kocit bashkë me kuajt e Gjin Shatrit jetojnë në Çorrovodë të Istogut (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT