Kosova do t’i luaj me Zvicren dy ndeshje kualifikuese për Botërirn 2026.
Këto dy kombëtare u ballafaquan edhe në eliminatoret për kampionatin e fundit evropian, e ku të dy përballjet nuk nxorën fitues.
Në Bazel dueli u mbyll 1-1, kurse paraprakisht në Prishtinë, kishte përfunduar 2-2, njofton Klankosova.tv.
Vula e këtij rezultati u dha në mënyrë të përsosur, nga një kombinim fantastik ndërmjet Meriton Korenicës dhe Vedat Muriqit.
Lëvizja e ish-futbollistit të Ballkanit, me anë të së cilës e dërgoi topin te “Pirati” kosovar, u cilësua si asistim milionësh.
Shijojeni këtu golin e jashtëzakonshëm të minutave të fundit në “Fadil Vokrri” në mbrëmjen e paharruar të 9 shtatorit 2023.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>