Goli i Fisnik Asllanit po e bën dallimin, Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Suedisë

Goli i Fisnik Asllanit po e bën dallimin, Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Suedisë, që po zhvillohet në Gotenberg.

“Dardanët” janë në epërsi prej një goli, atë të Fisnik Asllanit që e shtangi Suedinë.


Suedia e nisi më mirë, duke rrezikuar disa herë përmes disa rivendjeve këndore, megjithatë Aro Muric ishte thjesht i pathyeshëm.

Derisa Suedia po sulmonte, Kosova krijoi një kundërzbritje – ku Veldin Hoxha dhuroi një asist për Fisnik Asllanin, që shënoi nga afërsia (32’) për ta zhbllokuar rezultatin.

Kosova kishte edhe një tjetër rast të artë për ta dyfishuar epërsinë, por portieri vendas e ndali një goditje të fuqishme të Vedat Muriqit, e nga topi i kthyer nuk përfitoi Leon Avdullahu, që goditi shtyllën.

Kësisoj, Kosova e mbyll me epërsi këtë pjesë e mbetet të shihet nëse do të arrijë ta ruajë pas 45 minutave të tjerë./Telegrafi/