Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjakovën, Ardian Gola, zhvilloi një takim me pensionistët, të cilët i cilësoi si një nga shtresat më të çmuara të shoqërisë, që kontribuan në të gjitha fushat dhe punuan në kohë të vështira nën okupim.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Qendrës së VV-së në Gjakovë, Agon Batusha, kandidatët për asamble, si dhe doktori i njohur Agron Abrashi nga Zvicra, i cili prej vitesh mbështet sektorë të ndryshëm në qytet. Abrashi ndau bindjen dhe dëshirën e tij për ndryshim e për t’i dhënë fund keqqeverisjes në Gjakovë.
Gola theksoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes, pensionistët do të kenë kushte dhe përkrahje më të mirë në Komunën e Gjakovës.