Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeGol spektakolar në Australi – realizohet nga 70 metra larg portës

Gol spektakolar në Australi – realizohet nga 70 metra larg portës

Në raundin e 18-të të kampionatit australian, Auckland FC ka shënuar fitore të thellë 5-0 ndaj Wellington Phoenix, në një ndeshje ku u realizua një gol i pabesueshëm nga rreth 70 metra distancë.

Goli i çuditshëm u shënua në minutën e 24-t, kur topi arriti te mbrojtësi i ekipit mysafir, Jake Girdwood-Reich, i cili vendosi ta godiste me forcë drejt portës së Wellingtonit nga rreth 30 metra larg portës së tij.

Portieri i ekipit vendas, Joshua Oluwayemi, doli nga zona e penalltisë, por e gjykoi gabim fluturimin e topit, i cili përfundoi në rrjetë mbi kokën e tij.

Pas këtij goli, loja e Wellingtonit u prish plotësisht, dhe skuadra vendase pësoi shpejt edhe tre gola të tjerë, duke e mbyllur pjesën e parë me disavantazh 4-0.

Në pjesën e dytë, Auckland shënoi edhe një gol tjetër, duke vulosur fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.

Pas kësaj ndeshjeje, Auckland renditet në vendin e dytë në tabelë, me një pikë më pak se lideri Newcastle Jets, ndërsa Wellington Phoenix ndodhet në vendin e 10-të nga 12 ekipe, me 20 pikë të grumbulluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT