E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeSportGoditja që ia mohoi fitoren Duboisit ndaj Usykut, boksieri ukrainas i tregon...

Goditja që ia mohoi fitoren Duboisit ndaj Usykut, boksieri ukrainas i tregon rregullat e boksit në konferencë – Indeksonline.net

Oleksandr Usyk do të rrahet me Daniel Duboisin në “Ëembely” më 25 korrik të këtij viti dhe kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre në karrierë.

Dubois në ndeshjen e parë ishte shumë afër të fitonte ndaj ukrainasit, por një goditje e tij ishte e pavlefshme dhe jo e rregullt, shkruan Indeksonline

Image

Boksieri nga Britania e Madhe e kishte goditur Usykun në vend të keq edhe pse shumë ekspert e cilësuan si të rregullt.

Pikërisht për këtë situatë, Usyk ka folur në konferencë për shtyp. Ai mori disa fletushka, që tregojnë rregullat e boksit dhe të goditjeve të palejueshme në këtë sport.

Pra, goditja në vend të keq nuk lejohet në boksin profesionist.

Usyk ndaj Duboisit kishte fituar në ndeshjen e parë të zhvilluar në gusht të vitit të kaluar, e cila ishte zhvilluar në Poloni në “Wroclaw”.

Kujtojmë që Usyk është kampion i botës me të gjitha brezat e fituara. Ai ka zhvilluar 23 meçe, ku ka 23 fitore (14 me nokaut).

Ndrëkaq, Daniel Dubois ka zhvilluar 24 meçe në karrierë, ka 22 fitore (21 prej të cilave me nokaut) dhe 2 humbje (me nokaut).

Përveç kundër Usykut, Dubois kishte humbur edhe ndaj Joe Joyce. Ajo humbja e famshme dhe lëndimi në sy – që përpak sa nuk e largoi nga ky sport./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT