Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan

Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan

Një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me traktor dje në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh, viktima dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt, derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

” Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.

 

 

 

 

The post Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan appeared first on Klan Kosova.