E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizGjysmëfinale e çmendur mes Barçës e Atletico Madridit, katër gola për 21...

Gjysmëfinale e çmendur mes Barçës e Atletico Madridit, katër gola për 21 minuta

Katër gola janë shënuar deri në minutën e 21-të të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Qysh në minutën e parë, Atletico kaloi në epërsi me anë të Alvarezit i cili shënoi pas një asistimi të Lengletit.

Ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Griezmann shfrytëzoi një asist nga golashënuesi i parë, për ta dyfishuar epërsinë, njofton Klankosova.tv.

E, kundërpërgjigja e Barcelonës ishte edhe më e shpejt, ku për dy minuta barazoi gjithçka, duke shënuar fillimisht me Pedrin në minutën e 19-të e pas dy minutash me Cubarsin.

Aktualisht kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498