E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeGjysmëfinale dramatike – Besa dhe Kastrioti barazojnë serinë në 1:1

Gjysmëfinale dramatike – Besa dhe Kastrioti barazojnë serinë në 1:1

Një tjetër përballje emocionuese u zhvillua të shtunën mbrëma në kuadër të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, ku në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas arriti të triumfojë ndaj Kastriotit me rezultat 31:29, raporton Gazeta Sinjali.

Me këtë fitore, pejanët barazuan serinë gjysmëfinale në 1:1, duke e bërë vendimtare ndeshjen e tretë, e cila do të zhvillohet në Ferizaj pas përfundimit të angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.

Takimi ishte tejet i luftuar nga të dyja skuadrat dhe ofroi spektakël me duele fizike dhe gola të bukur. Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Kastriotit, që shkoi në pushim me rezultat 17:16.

Në fillim të pjesës së dytë, ferizajasit ishin më të organizuar dhe dominuan për disa minuta, por më pas skuadra vendase mori kontrollin e lojës. Besa arriti të shkëputet deri në katër gola, megjithatë Kastrioti u rikthye fuqishëm në fund, duke ngushtuar rezultatin në një gol diferencë, por pa arritur të barazojë. Fitorja dhe festa mbetën për skuadrën pejane.

Te Besa Famgas, më efikasi ishte Olsi Mulaj me 8 gola, ndërsa nga 6 gola shënuan Balsha Çejoviq dhe Amar Muqolli. Vladimir Stankoviq kontribuoi me 5 gola.

Në anën tjetër, Kastrioti kishte në formë të lartë Yassine Henahen, që realizoi 10 gola, kurse Deniz Terziqi shënoi 9 herë. Portieri Wadi Chebbi u dallua me disa pritje vendimtare gjatë ndeshjes.

Finalisti i parë i këtij edicioni do të përcaktohet në ndeshjen e tretë, që pritet të jetë po aq intensive dhe emocionuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT