Gjyqtarja shqiptare do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Kampionëve

Gjyqtarja shqiptare do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Kampionëve

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League”, OL Lyonnes – St. Polten, që do të luhet nesër në “OL Stadium”, në orën 18:45.

Në këtë sfidë, i gjithë ekipi gjyqtarësh do të jetë shqiptar. Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt.


Gjyqtari Kreshnik Bajramaj, do t’i vijë në ndihmë Emanuela Rustës nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Albert Doda.

Ky është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA i jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/