Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, për të emëruar Christopher Gosnell si gjykatës të ri në Gjykatën Speciale.
Behrami ka theksuar se ky veprim tregon se Specialja nuk i raporton shtetit të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se gjyqtarët e Speciales raportojnë tek EULEX-i dhe UNMIK-u.
“Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales. Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut.”, ka shkruar Behrami.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!