Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të gjykohet nga një trupë plotësisht italiane.
Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Marco Guida nga Italia. Atij do t’i asistojnë bashkëkombasit Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa Daniele Chiffi është caktuar si gjyqtar i katërt.
Në dhomën e VAR-it gjithashtu do të jenë italianë: Marco Di Bello do të jetë (VAR), ndërsa Valerio Marini do ta ndihmojë në rolin e (AVAR).
Përballja e shumëpritur në Prishtinë, do të luhet përpara afro 14 mijë tifozëve që pritet të krijojnë një atmosferë elektrizuese në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes me Slloveninë, Kosova luan ndaj Suedisë si mysfirë, ndërsa sllovenët do të përballet me Zvicrën të hënën në shtëpi.
Fituesi i grupit siguron kualifikim të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026, ndërsa ekipi i renditur në vendin e dytë do të ketë mundësinë të garojë në ndeshjet shtesë të play-offit. /Telegrafi/