Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla.
Në këtë seancë ka nisur të dëshmojë, ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Ai do të flasë për ekzaminimin e gjendjes së Naim Murselit.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Sipas aktakuzës thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!