Friday, March 27, 2026
spot_img
HomeLajmeGjyqi për Liridonën, Rexhepi: Famijëve iu vra nëna, kanë traumë të përjetshme...

Gjyqi për Liridonën, Rexhepi: Famijëve iu vra nëna, kanë traumë të përjetshme (VIDEO)

Teksa gjyqit për vrasjen e Liridona Ademajt po i vjen fundi, në emisionin “Kosova Today” neuropsikiatri Sami Rexhepi ka folur mbi gjendjen e fëmijëve të së ndjerës.

Të njëjtit, në natën kritike ishin në veturë së bashku me Liridonën, dhe babanë e tyre, Naim Murselin, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Rexhepi u shpreh se fëmijët kanë pësuar traumë që nuk do të harrohet asnjëherë.

“Ata kanë qenë në një shok traumatik, edhe nëse nuk e kanë parë ngjarjen drejtpërdrejt, ata i kanë ndi krismat, ata e kanë kuptuar që iu është vrarë nëna, që do të jetë një traumë e përjetshme që nuk mund të harrohet”, tha ai në Klan Kosova.

“Sa ka mundur në ndërkohë me ndiku te fëmijët, nuk po e di, por sido që të jetë, me siguri kanë provuar ndoshta edhe me u josh fëmijët”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT