Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykimi në Hagë: Syla kritikon qeverinë, Gorani flet për ndikimin e protestës,...

Gjykimi në Hagë: Syla kritikon qeverinë, Gorani flet për ndikimin e protestës, Kajtazi kundërshton dënimet (VIDEO)

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se sjellja e shtetit në raport me të akuzuarit në Hagë është e turpshme.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai hodhi kritika të mëdha ndaj pushtetit të LVV-së.

“Për pesë vjet, asnjë vizitë e as mbështetje, së paku morale, ky pushtet i deritanishëm nuk ka bërë për ta. Së paku deklarativisht nuk na ka mbështetur shoqatave të dala nga lufta. Kurrë nuk kanë qenë të gatshëm së paku moralisht të na mbështesin. Për turp ka qenë qasja e këtij pushteti. Nuk janë këta njerëz duke u gjykuar individualisht, por për themelet e shtetit tonë. Zoti Kurti para do të kohe ka thënë se zoti Thaçi me duar të lidhura po interferon në politikën në vendin tonë. E tash, pas 5 vitesh, kur kemi ardhur në fund të procesit, po do me na tregu zotëri Kurti se qëndron deklarativisht afër nesh? Kjo është e papranueshme, e vonë dhe tepër e parandësishme”, u shpreh Syla, duke theksuar se këto qëndrime janë edhe të OVL-së e edhe të tijat personale.

Analisti Dukagjin Gorani tha se shpreson që protesta e 17 shkurtit do të mund të krijojë ndikim në gjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Unë mendoj se çdo shpërfaqje e vullnetit shoqëror krijon opinion. Nuk e di nëse krijimi i këtij opinioni është në gjendje të ndikojë edhe në gjykim e vendim. Protesta e 17 shkurtit nuk ka dyshim se do të jetë më e madhja e organizuar deri më sot, dhe mendoj që së paku në opinionin publik dhe politik shqiptar dhe në Kosovë, do të ndërtojë një disponim dhe klimë të re. Mirëpo, për mua është me rëndësi se sa do të jetë ajo në gjendje të ndikojë në vendimin e gjykatës, për të cilin unë jam i shqetësuar”, u shpreh Gorani.

 

Gazetari Vehbi Kajtazi nga ana e tij, kërkesën e Prokurorisë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet secilin, është absurde.

Ai tha se shpreson që gjykata do t’i shpallë ata të pafajshëm.

“Por, është një parim në drejtësi që nuk mund të dënohet askush më shumë sesa ligji penal i asaj kohe, që është Kodi Penal i ish-Jugosllavisë që dënimi maksimal është 15 vjet. Në gjykatat tona, serbët që arrestohen, gjykohen dhe dënohen, aplikohet ky standard. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ne shohim thuajse çdo muaj që dënohet ndonjë serb për krime lufte maksimumi me 15 vjet. Ka 12 vjet, 13… Pra, është një standard që për familjet e viktimave është tepër i ulët”, u shpreh Kajtazi.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vepron sikur është mbi shtetin e Kosovës.

“Dhe në fakt është, sepse ata kanë operuar si me qenë shtet i veçantë. Me polici të veten, me hetuese të vetë, me shërbim sekret të vetin, e deri te Gjykata e vet Kushtetuese”, tha gazetari. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT