Sot në Hagë po protestohet kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës.
Mijëra pjesëmarrës nga krejt trevat shqiptare dhe nga krejt Evropa kanë shkuar në Scheveningen në mbështetje të kësaj ngjarje madhore.
Atje nga afër këtë zhvillim po e përcjell edhe Klan Kosova.
Nga java e ardhshme, mbrojtja e ish-krerëve Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit do t’i ftojnë edhe dëshmitarët e tyre në mbrotje të tyre.
Në mesin e tyre, është edhe ish-ndihmëssekretari Amerikan James Rubin.
Për procesin në Hagë, gazetari dhe autori i emisionit Adriatik Kelmendi, tha se populli po e vëzhgon dhe nuk do ta lejojë që ky proces të nëpërkëmbet.
“Personalitetet që janë paralajmëruar se do të vijnë për të dëshmuar në këtë proces, janë ata që e dijnë më së miri se cila ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, cili ka qenë veprimi i saj, madje cila ka qenë organizimi i tyre”, deklaroi Kelmendi.
The post Gjykimi në Hagë, Kelmendi: Populli po e vëzhgon, nuk lejon të nëpërkëmbet appeared first on Klan Kosova.