Thursday, February 19, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykimi në Hagë, Arifi: Ky proces ishte vazhdimësi e Gjykatës në Prokuple...

Gjykimi në Hagë, Arifi: Ky proces ishte vazhdimësi e Gjykatës në Prokuple të Serbisë (VIDEO)

Opinionisti Avni Arifi ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke e cilësuar atë si vazhdimësi të gjykatës së Prokuples në Serbi.

Sipas Arifit, mënyra se si janë prezantuar dëshmitë dhe janë paraqitur fjalët përfundimtare nga prokuroria, përbën një qasje që, sipas tij, ngjan me nivelin dhe rezonimin e gjykatave serbe.

“Kjo prokurori dëshmitë qysh i ka prezantuar dhe fjalët përfundimtare ka qenë vazhdimësi e gjykatës së Prokupljes. Niveli, mënyrë rezonimi dhe artikulimi i posaçërisht konenceptit “veprimit të përbashkët kriminal”, ka qenë e atij niveli”, deklaroi ai, njofton Klankosova.tv

Arifi theksoi se beson që Evropa dhe Amerika nuk do të bien viktimë e Prokurorisë së Speciales.

“Unë po besoj se  Evropa dhe Amerika që e kanë një sistem të drejtësisë të ndërtuar me shekuj, nuk besoj  kurrqysh se do të bien viktimë e një prokurorie të tillë, po e marrë me kufizim, për atë që kemi pa, ato që janë prezantuar me dëshmitar që do të ketë verdikt tjetër, poas atij shfajësues”, deklaroi ai.

Para trupit gjykues në Speciale sot paraqitën fjalët e fundit, ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT